• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Drejt një lidhjeje serioze? Kendall Jenner takon mamanë e partnerit të saj

Mesa duket qëllimet e Ben Simmons janë totalisht serioze në lidhje me Kendall Jenner, pasi modelja ka takuar mamanë e partnerit të saj në një ndeshje basketbolli. Skuadra e Ben doli fituese, por ajo çfarë na intereson vërtetë është të dimë se si ka shkuar takimi i Kendall me Julie Simmons. ‘TMZ’ thotë se çdo gjë ka qenë perfekte, të dyja janë parë duke biseduar dhe duke qeshur gjatë gjithë kohës, që do të thotë se marrëdhënia e tyre është shumë e mirë. Duke qenë se edhe takimi i tyre i parë në vitin 2018 ka shkuar shumë mirë, të gjithë pyesin veten, kur do të takojë Julie pjesën tjetër të familjes Kardashian?/revistawho.com