Drake ka sulmuar vendqëndrimin e festivalit të “Coachella”, “The Madison Club”, duke akuzuar stafin për diferencim racor. Ylli ka përdorur profilin e tij të Instagramit, për të shprehur pakënaqsësinë ndaj këtij vendi luksoz.
“Ky është vendi më ofendues që kam qëndruar ndonjëherë në jetën time, me një staf që merrte dhe përzgjidhte njerëzit për t’i akomoduar bazuar në diferencimet raciale”-shkruan në postimin e tij Drake.
Drake ka vizituar këtë resort ndërkohë që ka qënë i pranishëm në festivalin e Coachella, gjatë fundjavës. Deri tani ende nuk ka patur një përgjigje nga ana e Madison Club për këtë pakënaqësi të artistit./topalbaniaradio