• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Doni të keni sukses në rrjetet sociale? Atëherë mos e humbisni këtë seminar!

Faqja zyrtare e panairit më të madh të bukurisë “Beauty Fair Albania” ka njoftuar organizimin e një workshop-i me temë: “Si të kthehesh në një markë online?”. Seminari i drejtohet të gjithë profesionistëve të lirë që duan të ndërtojnë profile të suksesshme në mediat sociale. Për të folur mbi këtë temë, organizatorët e #BFA kanë zgjedhur emra të spikatur nga bota e online-it dhe marketingut. Estela Ujka, Olti Curri, Sara Karaj dhe Jerina Lalaj do të jenë edukatorët në këtë event të mirëmenduar.

Estela Ujka, personazh televiziv prej vitit 2000. Në 2012 hap blog-un e saj “SharminStyle” dhe nga ajo kohë numëron me dhjetëra vlerësime dhe bashkëpunime me marka brenda dhe përtej kufijve shqiptarë.

Ujka numëron më shumë se 49 mjë ndjekës në #Instagram dhe është Brand Ambassador për Lierac e Phyto, ideatore e koleksionit të bizhuterive #PërGratë, si dhe autore e realizuese e “Beauty Talks” me firmat dhe sallonet më të njohura.
Olti Curri, është prej 18 vitesh pjesë e medias, si gazetar, opinionist dhe drejtues i programeve radiofonike. Numëron 10 vite aktivitet në mediat sociale me një komunitet prej 250 mijë ndjekësish në #Facebook dhe 185 mijë ndjekësish në #Instagram.
Sara Karaj, vlogger-ja e parë në Shqipëri, me më shumë se 26 mijë ndjekës në #Youtube dhe mbi 45 mijë në #Instagram. Numëron mbi 3 milionë shikime online dhe bashkëpunime me firma të njohura ndërkombëtare dhe shqiptare.
Pas më shumë se 15 vitesh aktive në botën e marketingut, kryesisht atij mediatik ka akumuluar një eksperiencë të gjate në promovimin dhe sektorin e shitjeve. Prej 2 vjetesh tashmë Jerina Lalaj është CEO e kompanisë së saj JLConsulting dhe merret kryesisht me konsulencë biznesi, strategji komunikimi, PR dhe marketing.
Strategjitë e komunikimit per kompanitë dhe personazhet publike që zgjedhin të punojnë në mënyrë profesionale, bëjnë diferencën në tregun mediatik e virtual. Gjithashtu në botën e saj nuk mungon aktiviteti filantropik dhe prej më shumë se një viti është dhe Drejtore Ekzekutive e Fondacionit “Lorik Cana 5”.

Jemi të sigurtë që përvoja e gjatë dhe suksesi në vite i edukatorëve do t’u vijë në ndihmë të gjithë pjesëmarrësve, ndaj mos e humbisni mundësinë: ndiqni @beautyfairalbania në instagram për më shumë informacione ose kontaktoni në +355 69 293 3727 për të rezervuar vendin tuaj. /revistawho.com