• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Donald Trump zbriti me helikopter privat në pallatin ‘Kensington’, mbretëresha nis të bëjë shaka për këtë fakt

Disa javë më parë Donald Trump dhe partnerja e tij, Melania Trump vizituan Mbretëreshën Elizabeth në Mbretërinë e Bashkuar. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës zbriti në oborrin e pallatit mbretëror me një helikopter privat dhe ky veprim tërhoqi jo pak vëmendjen e mediave.

Së fundmi ka qenë vetë Elizabeth e cila ka bërë shaka rreth kësaj situate duke iu drejtuar kryeministrit australian, Scott Morrison të shohë se si është shkatërruar bari i pallatit pas uljes së helikopterit në të. Ndonëse Elizabeth ka qenë duke bërë shaka, kjo deklaratë bëri që të gjitha mediat të shkruanin për të.

Vizita e Trump dhe Mbretëreshës Elizabeth disa javë më parë shkoi mirë, ndryshe nga vizitat e mëparshme të Donald në Angli./revistawho.com