• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Donald Trump e quajti bashkëshorten e tij të ndyrë, John Legend reagon ashpër publikisht

“Lufta” mes Donald Trump dhe Chrissy Teigen vazhdon të jetë shumë e fortë në rrjete sociale. Së fundmi presidenti i SHBA-ve e ka cilësuar Chrissy si bashkëshorten e ndyrë të John Legend, të cilin e ka quajtur një muzikant të mërzitshëm. E gjitha nisi ditën e djeshme kur Trump shkruajti në ‘Twitter’ se tashmë të gjithë janë të lumtur për reformën në drejtësinë penale, por askush nuk e mbështeti në fillimet e tij. Ai pëmendi në shkrim disa personazhe të njohur ndër ta dhe John Legend e Chrissy Teigen. “Njerëz si muzikanti i mërzitshëm John Legend dhe gruaja e tij e ndyrë janë duke e thënë se sa e mirë është reforma, por nuk i pash të ishin të pranishëm kur ne kërkonim ndihmë që të pranohej”, ka thënë presidenti. Menjëherë pas këtyre fjalëve kanë reaguar ashpër edhe Chrissy me John. Ish-modelja është shprehur e habitur që Trump i ka përmendur të gjithë me emër përveç saj. “I ka bërë tagg të gjithë përveç meje. Më ke bër një nder zoti President”, ka shkruar Chrissy me ironi në ‘Twitter’. Më pas edhe John Legend ka reaguar me postime të shumta, por njëri prej tyre ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. “Imagjino të jesh president i një vendi të madh dhe ta kalosh mbrëmjen e së dielës me urrejtje duke parë MSNBC, duke shpresuar se dikush do ju lavdërojë. Melania të lutem lëvdoje këtë burrë. Ai ka nevojë për ty. Vendi yt ka nevojë për ty Melania”, ka shkruar këngëtari.

Më pas ai publikoi një foto virale të zonjës së parë me Justin Trudeau dhe përkrah saj ka shkruar: “Ah, po…Melania është e preokupuar me diçka tjetër. Kërkoj ndjesë”. Chrissy Teigen dhe Donald Trump kanë disa vite që flasin publikisht kundër njëri-tjetrit dhe madje në vitin 2017-të presidenti i SHBA-ve e bllokoi ish-modelen në rrjete sociale. /revistawho.com