• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dojna Mema tregon pse vendosi të priste balluke dhe nuk ka lidhje me modën

Sapo filloi transmetimi i ‘The Voice Kids’, programi që i është besuar së fundmi Dojna Memës, moderatorja zbuloi pamjen e re të saj. Ajo u shfaq me balluke dhe ‘look-u’ i saj u komplimentua shumë. Pati edhe nga ato vajza që u frymëzuan për t’i prerë si ajo edhe pse nuk kishin guxuar më herët. Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve, mbrëmjen që lamë pas, Dojna zbuloi edhe arsyen pse ndryshoi stil. Një prej tyre e ka pyetur për këtë ndryshim. “Pashë veten 16 vjeç (tek kjo foto) dhe u kujtova që gjithmonë më kanë shkuar balluket”,-u përgjigj moderatorja, krahas fotos së vjetër.

Në një tjetër postim, Dojna ka publikuar edhe një foto ku shfaqet sërish me balluke në moshën 17-vjeçare.

Moderatorja është një nga brunet më simpatike të ekranit dhe një nga vajzat më të komentuara. Ajo është e angazhuar prej vitesh me disa programe në ‘Top Channel’. / revistawho.com