• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Do të rikthehet grupi ‘Skillz’? Skivi tregon të vërtetën e takimit me Ledrin

Në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se shumë shpejt Ledri Vula dhe Skivi do të bashkohen për të krijuar edhe njëherë grupin ‘Skillz’. Të gjitha dyshimet u ngritën pasi ‘Prive’ publikoi një fotografi të dy reperëve, të cilët shiheshin duke biseduar me njëri-tjetrin.

Megjithatë në një prononcim për ‘Telegrafi’, Skivi ka treguar se takimi me Ledrin ishte shumë spontan. “Po, është e vërtetë që pati mes nesh një takim, ndodhi spontanisht, dhe nuk na e mori mendja se do të bëhej aq e madhe në media”, – ka thënë Skivi. Përsa i përket rikthimit të grupit me Ledrin ai është shprehur se gjithçka mund të ndodhë, por duhet t’ja lëmë kohës në dorë. Kujtojmë se ‘Skillz’ ka qenë një nga grupet më të suksesshme, por më pas Ledri dhe Skivi u bashkuan me ‘Babastars’ dhe kohë më vonë vazhduan karrierën solo. /revistawho.com