• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Do të gjej një vajzë të mrekullueshme dhe do të martohem”, djali i Julkës surprizon dhe mamin me idetë e tij

Julka Gramo publikon herë pas here në ‘Instagram’ momente të ndryshme pranë fëmijëve të saj, që siç duket dhe nga postimet janë prioriteti kryesor i moderatores. Pak më parë ajo ka ndarë një video të djalit të saj, Ian, i cili shpreh planet e tij për të ardhmen. Vogëlushi i ka idetë shumë të qarta kur thotë se do të gjejë një vajzë të mrekullueshme, do të martohet dhe do të bëjë një djalë, të cilin do e quajë tollumbac pasi kështu i ka thënë babi.

“Aq shpejt kalojnë kohët sa duhet të filloj të kursej për dasmën më duket dhe për mbesën”, ka shkruar Gramo bashkangjitur videos e cila ka marrë menjëherë reagime nga më të ndryshmet nga ndjekësit e saj.

Siç duket Julkës do i duhet të mendojë që tani për të ardhmen e vogëlushit të saj, i cili e ka ndarë mendjen se çdo të bëjë.

Kujtojmë se prej disa kohësh Gramon jemi mësuar ta shohim si moderatore, por dhe spikere radiofonike. Ndonëse hapat e parë i hodhi në muzikë, ajo zgjodhi që karrierën e saj ta vazhdonte në të tjera fusha, por sërish pranë ekranit dhe mikrofonit./revistawho.com