• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Djali i saj feston 4-vjetorin e lindjes, këngëtarja shqiptare kujton kohën e pritjes së ëmbël

Dita e sotme është mjaft speciale për Orgesa Zaimin, sepse ajo feston ditëlindjen e djalit të saj. Vogëlushi Kroni feston 4-vjetorin dhe mami Orgesa i ka dedikuar disa fjalë shumë të veçanta. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ fotografi të djalit dhe është kthyer pas në vite, në kohën kur ishte shtatzënë me Kronin. Në një foto ajo shihet me barkun e rrumbullakosur, ndërsa në një tjetër duke mbajtur në krahë djalin e porsalindur.

Përkrah fotove Orgesa ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen surprizës më të bukur të jetës sime, Kron Beqa. Para 4 vitesh u bëra mami e një djali fantastiko-heroik. I vogli im, Kroni”. Kujtojmë se përveç Kronit, këngëtarja ka dhe një vajzë, Bora, e cila është 6 vjeçe. Orgesa Zaimi ka rrëfyer shpesh se ndjehet shumë e lumtur që është nënë e dy fëmijëve, sepse ata i kanë ndryshuar plotësisht jetën. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE