• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Djali i nënshtrohet operacionit, gruaja e Dr.Florit rrëfen makthin: Ajo që thanë se ishte tumor, në fakt ishte…

Gruaja e Dr.Florit, Blerina, ka zbuluar për ndjekësit e saj në ‘Instagram’ se ditët e fundit kanë qenë një makth për të dhe familjen e saj, për arsye se vogëlushi i saj i ishte nënshtruar një operacioni mjaft delikat. Fillimisht, doktorët dyshonin se në kokën e djalit të saj, Danielit, kishte një masë tumorale, por në fakt ishte thjesht një abses, i cili kishte nevojë për një ndërhyrje që të largohej. “12-15 kanë qenë ditët më të vështira për mua, Danushkën, familjet tona dhe për të gjithë miqtë që na qëndruan afër dhe vazhdojnë të na mbështesin pa kushte. Nuk do ta harroj kurrë atë që përjetova kur më thanë që ti zemra ime e vogël kishe një masë tumorale në kokën tënde të bukur. Por, baba Zoti të do shumë biri im dhe bëri mrekullinë e rradhës. Ajo që na thanë se ishte tumor, në fakt ishte një abses, por që gjithsesi duhej hequr me shpejtësi. Danieli e përballoi ndërhyrjen si një hero dhe vazhdon të jetë shumë mirë. Do të jemi të lumtur, të premtoj”, ka shkruajtur Blerina në postimin e saj të fundit duke treguar kështu se Danieli tani është shumë mirë dhe i lumtur. Blerina e ka treguar shpesh herë që ka një lidhje të fortë me fëmijët e saj, por duket se Danieli është pika e saj e dobët./revistawho.com