• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Djali i Bora Zemanit dhe Vin Velit e ka realizuar këngën e parë, vogëlushi ndjek pasionin e babit dhe të mamit

Vin Veli është mjaft aktiv në jetën e natës si Dj dhe pavarësisht kësaj vazhdon të jetë një baba shumë i përkushtuar ndaj djalit të tij, Arborit. Së fundmi në një intervistë të dhënë për “Bordo” Vini ka treguar se me vogëlushin kalon një pjesë të ditës, sepse përpiqet që ta menaxhojë sa më mirë kohën për të qenë pranë njerëzve të tij më të dashur. Më tej Dj i njohur ka zbuluar se Arbori po ecën drejt hapave të tij, sepse deri tani e ka realizuar këngën e parë.

Vin Veli ka treguar se e gjitha nisi si një vjershë, por përfundoi si këngë dhe se djali ka vesh muzike. “Me Arborin kemi bërë tashmë këngën e parë që nisëm si vjershë, por u kthye në këngë. Ai ka goxha vesh muzike dhe ritmin e ndjek shumë mirë. Do të doja që të kishte lidhje të mira me muzikën, por nuk do të doja të ishte vetëm Dj ose muzikant”, ka thënë Veli.

Në fakt nuk do të ishte çudi nëse të ardhmen Arbori do të shfaqej si këngëtar, duke qenë se përveç Vinit edhe nëna e tij, Bora Zemani, më herët ka treguar se e ka pasion muzikën. Në fillimet e saj ajo është shfaqur si këngëtare në “Top Fest” dhe vitin që lamë pas performoi një këngë të Lele Pons në “Kënga Magjike”. Kujtojmë se më Bora dhe Vin Veli kanë qenë bashkë të lidhur për disa vite, derisa i dhanë fund marrëdhënies në 2017-tën. /revistawho.com