• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dj Snake publikon këngën e re, zbulon se ishte e preferuara e Rihanna-s

DJ Snake sapo publikoi një këngë me Burna Boy, por duket se kjo këngë ka qenë e preferuara e Rihanna-s, të paktën ‘beat-i’ i saj, për albumin e saj më të ri. Këtë e ka konfirmuar vetë dj i njohur në një intervistë për Zane Lowe. “Kjo ishte për Rihanna. Ajo e dëshironte këtë këngë para një viti, por e përdorëm ne”, është shprehur dj.“Ti e di sepse u dashurova me këtë këngë dhe nuk e di, … Nuk dua të them si gjëra të gabuara, sepse të gjithë fansat e Rihanna do të më vrasin mua, por ti e di që thjesht u ndjeva sikur nuk kishte tjetër opsion. Sikur të duhej ta vendosja këtë këngë në albumin tim”, shpjegoi ai. Dj Snake dhe Rihanna janë dy nga artistët më të njohur dhe të komentuar të ‘Hollywood’ dhe një bashkëpunim mes tyre do të ‘çmendte’ të gjithë, ndërkohë fansat e Rihanna-s presin me padurim albumin e saj të ri. /revistawho.com