• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dj me famë ndërkombëtare vitin tjetër në ‘Sunny Hill’? Ja çfarë i thotë ai Dua Lipës

Diplo është një nga dj më të njohur në të gjithë botën, por emri i tij është familjar dhe për publikun shqiptar. Ai ka një miqësi shumë të ngushtë me artiset e njohura shqiptare, si: Era Istrefi, Dua Lipa apo Bebe Rexha, gjë që e ka bërë atë të ‘afrohet’ akoma dhe më shumë me vendin tonë. Dëshira e tij për të ardhur në Shqipëri duket se është shtuar akoma dhe më shumë pas ‘Sunny Hill Festival’, duke qenë se ai komentuar në një nga postimet e fundit të Dua Lipës. “Do vij vitin tjetër”, ka shkruar Diplo dhe menjëherë pas këtij komenti, kanë reaguar fansat. Këngëtarja shqiptare nuk i ka kthyer përgjigje mikut të saj, megjithatë ardhja e tij në Kosovë vitin tjetër nuk është diçka e pamundur, qoftë si performues apo thjeshtë pjesë e publikut. Pak ditë para fillimit të ‘Sunny Hill’, Dukagjin Lipa zbuloi se vitet në vazhdim, festivali do të sjellë shumë artistë të njohur ndërkombëtarisht, ndoshta Diplo do të jetë vërtetë pjesë e listës vitin që vjen./revistawho.com