• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dj i njohur shqiptar merr vendimin drastik, shkëputet nga muzika: Jam i lodhur nga njerëz të paaftë

Dj Vicky është një nga më të kërkuarit dhe ka vite që është pjesë e industrisë së muzikës. Gjatë gjithë kësaj kohe ai ka parë se si ka evoluar muzika në vend, por ajo çfarë po ndodh vitet e fundit duket se nuk i pëlqen aspak. Ditën e sotme ai ka treguar se ka marrë një vendim drastik, të shkëputet për pak kohë nga muzika, deri sa industria të kthehet në gjendje normale. Viki ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të tij me një mbishkrim: “Faleminderit që kërcyem bashkë”. Më pas ai ka bërë një deklaratë duke treguar se është shumë i lodhur nga pazaret që bëhen dhe njerëzit e paaftë që duan të merren me muzikë.

“Pas gjithë këtyre viteve të bukura në një industri që shëmtohet çdo ditë e më shumë ndihem shumë i lodhur shpirtërisht. Lodhur nga njerëz të paaftë që marrin përsipër gjithçka dhe s’bëjnë asgjë. Klube qe bëjnë pazare tregu çam ose medreseje. Artistë me ego të madhe dhe zotësi të vogël. Dj me ëndrra të mëdha sa një gram. Jam i lodhur me këtë gjë që po ma shpif arsyen pse desha te bëhesha Dj. Po e mbyll kapakun e tenxheres dhe do e hap kur të jetë djegur gjella një herë e përgjithmonë. Deri atëherë kismet shihemi”, ka shkruar Dj i njohur në postimin e tij. Për shumë vite me radhë Viki është pjesë e labelit “Threedots” dhe në çdo dalje është shfaqur përkrah artistëve të njohur Flori Mumajesit, Klajdi Harunit dhe Brunos. /revistawho.com