Historia që çeli puntatën e gjashtë të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Enverit me Dorinën, çiftit nga Fieri. Ata ishin njohur para shumë vitesh në vendin ku ajo punonte dhe kishin vendosur që të martoheshin. Kjo martesë nuk ishte pranuar nga familja e Enverit, sepse Dorina kishte qenë e martuar më parë.
Gjatë bisedës të zhvilluar në studio u tregua se familja e Enverit e kishin ofenduar Dorinën, madje motra e tij e akuzonte se ajo kishte një lidhje jashtë-martesore. E lodhur nga ofendimet e vazhdueshme, Dorina kishte vendosur që të divorcohej pas 27 vitesh martesë.
Enveri i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të ribashkuar familjen e tij dhe për t’i kërkuar Dorinës një mundësi të dytë. Në studio të ftuar ishin gjithashtu dhe fëmijët e tyre.
“Kam ardhur këtu që të jemi bashkë përsëri. Vendimi është i yti, por unë nuk i shikoj dot fëmijët të ndarë. Unë të kam pasur zemër dhe gjithmonë do të të kem.”,- ishin fjalët me të cilat Enveri i’u drejtua Dorinës.
Por Dorina nuk pranoi që të rikthehej me të, madje ajo nuk dëshironte që Enveri dhe familja e tij të merrnin pjesë ne dasmën e Antonelës, vajzës së tyre. Në fund Enveri i kërkoi djalit të tij, Adrianos që të hiqte dorë nga pija dhe të bashkohej përsëri me ish-gruan e tij./revistawho.com