• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Divin rritet çdo ditë, Visjan Ukcenaj i dedikon fjalët e ëmbla të birit në 8-mujorin e lindjes

Aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj, u bë baba disa muaj më parë me një djalë të quajtur Divin. Që prej atij momenti ai ka ndarë shpesh në rrjetet sociale foto të ndryshme të vogëlushit të tij, që duket se tani është prioriteti kryesor i Visjanit. Së fundmi Ukcenaj ka publikuar një foto së bashku me Divin, i cili po rritet shumë shpejt dhe sot ka mbushur 8-muajsh, krahas së cilës ka shkruar: “Tani jemi 8-muajsh, kampioni im i vogël”.

Menjëherë pas këtij postimi, kanë qenë të ndryshme komentet në adresën e aktorit, të cilat e uronin Visjanin për djalin e tij.

Kujtojmë se disa kohë më parë, Ukcenaj i dedikoi dhe një këngë Divin, me titull ‘S’ka si ti’, e cila ishte shkruar nga vetë ai dhe u pëlqye shumë nga të gjithë ndjekësit e aktorit./revistawho.com