• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Ditën tënde të lindjes e kam të shenjtë”, Olta Boka zgjedh fjalët më të ëmbla për të atin

Ditën e sotme këngëtari i njohur i muzikës popullore, Reshit Boka, njëkohësisht babai i Olta Bokës, feston ditën e lindjes. Ka qenë vajza e tij ajo që e ka uruar publikisht me anë të një postimi shumë special. Këngëtarja ka zgjedhur si mënyrën më të mirë për t’i thënë disa fjalë zemre me postimin e një videoje të shkëputur nga një prej puntatave të ‘Soiree’. Në sekuencën e shkurtër, Reshit Boka këndon krah vajzës dhe djalit të tij disa këngë popullore tiranase.

Rezultate imazhesh për olta boka dhe babai

“Po të mos ishte kjo ditë, unë do kisha ëndërruar, ndoshta në një ekzistencë paralele, të isha pjesë e kësaj bote. Ditën tënde të lindjes e kam ditë të shenjtë ba! Ajo i dha të ardhme të ardhmes sime! Trashëguam prej teje më të mirat dhe kultivuam ndër vite dashurinë për identitet!
@reshitboka të këndoftë përherë zemra e të gëzoftë shpirti ashtu siç ti ke gëzuar çdokënd në festa përgjatë këtyre viteve me tingujt e zërit tënd. Festofshim përherë bashkë kështu!
Gëzuar ditën e lindjes ba! @reshitboka. Të duam pafund”,-shkruan Olta krahas videos në fjalë.

Talenti i këngëtarit të njohur është transmetuar edhe tek fëmijët e tij, të cilët po zhvillojnë karrierën e tyre me projekte të ndryshme muzikore. /revistawho.com