• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Disa kile më shumë por e lumtur, këngëtarja shqiptare zbulon pamjen 4 muaj pas lindjes

Katër muaj më parë, Gjira Kajtazi u bë nënë e një djali që vendosi ta quante Mäel. Që nga ajo kohë, ajo ka ndarë shpeshherë foto apo video nga momentet e bukura që kalon me vogëlushin e saj, duke zbuluar detaje të shumta rreth mëmësisë. Kjo eksperiencë për të ka qenë shumë e bukur dhe Gjira ka shijuar çdo moment të saj, duke përmendur këtu dhe muajt e parë të shtatzënisë. Edhe pas lindjes këngëtarja duket se vazhdon të ketë disa kile plus, por për të kjo gjë nuk është aspak problem, pasi ndihet më e lumtur. “4 muaj pas lindjes së djalit tim ende e bëshme, por ende e lumtur besoj”, ka shkruar Gjira krahas fotos ku zbulon pamjen. Fansat kanë reaguar menjëherë në komente duke e komplimentuar për mënyrën se si duket dhe sigurisht duke vlerësuar vetëbesimin e saj./revistawho.com