• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

‘Dior’ në Dubai, firma e njohur prezanton krijimet e reja të koleksionit

Për herë të parë, ‘Dior’ prezantoi krijimet e reja në Dubai, në një shfaqje ku kishte të pranishëm figura të njohura, stilistë, gazetarë, media të njohura, etj. Ky koleksion ishte prezantuar fillimisht në Paris, në muajin janar, ndërsa për prezantimin në Dubai u shtuan dhe 15 krijime të reja, të stiluara posaçërisht për preferencat e publikut arab. Për shfaqjen ishte menduar gjithçka në detaje, ku sigurisht skena ishte e rrethuar nga luksi, ideale për drejtuesen Maria Grazia Chiuri. “Sa më shumë shëtis botën, aq më shumë bindem se femrat janë njësoj gjithandej. Sigurisht ka shumëllojshmëri shijesh, por ajo për të cilën po flas është personaliteti”, u shpreh Maria Grazia Chiuri. Me ardhjen e ‘Dior’ në Dubai, mund të kuptojmë se Emiratet e Bashkuara po hyjnë fuqishëm në botën e modës./revistawho.com