• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dikush filmon Xhensilën dhe Besin dhe ju do qeshni shumë me këtë video

Çifti i famshëm i showbiz-it shqiptar, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, duket se janë të pandarë dhe shihen gjithë kohën në shoqërinë e njëri-tjetrit. Këtë gjë e vërtetojnë vazhdimisht të dy, me anë të publikimeve të shumta në rrjete sociale. I tillë ka qenë dhe rasti i fundit, të cilin ka qenë Besi ai që e ka publikuar në ‘Instagramin’ e tij. Mesa duket dikush ka filmuar çiftin gjatë shëtitjes së tyre, në të cilën dallohet Xhensila kur shmanget nga rruga në momentin që kalon pranë një qeni. “Vdiqa, boft hajër kush e ka filmu, edhe pse fshehurazi, kjo tregon se Xhensilën e lë zemra sa dëgjon të lehurën e një qeni”, shkruan Besi në postimin e tij. Këto publikime janë të shpeshta nga të dy, pasi preferojnë të ndajnë me njerëzit jo vetëm momentet romantike mes tyre, por edhe ato gazmore.