• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dikur u stresua, sot Orinda Huta rrëfen plot humor prapaskenat e dasmës madhështore: U thoja të mos më bënin për budalle

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një nga çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Ata po bëjnë së bashku rreth dy vite të martuar dhe plot 12 vite të lidhur. Ceremonia e dasmës së tyre kujtohet nga të gjithë për realizimin e veçantë që pati. Orinda si Hirushja dhe Turi plot emocione, gati dhe i përlotur kanë realizuar një ndër dasmat më të bukura të ekranit. E ftuar në ‘Mos i fol shoferit’ gjatë mbrëmjes së djeshme, Orinda ka treguar prapaskenat e dasmës, se si atë ditë koha ishte e vrenjtur dhe sikleti që kishte kaluar pasi ambjenti që kishin përzgjedhur ishte i hapur.

‘Kur jam zgjuar në mëngjes, kam qenë vetëm me motrën time në shtëpi dhe ishte vranët. Filloi të binte shi me gjyma. Të gjithë thonin që nuk bie shi këtu tek ne, dmth tek eventi. Dhe unë që thoja, vetëm nqs këtu tek unë ka shi e të të gjithë ju të tjerët nuk ka. Ashtu thonin, vetëm tek ty ka shi, më bënin dhe për budalle. I thoja, realisht kam emocione, po mos më bëni budalle se e di që ka shi. Merrja Klevisin shokun tim që shkonte tek vendi e thoshte nuk ka shi. Atje ishte përmbytur, kishte ardhur ta hiqnin me pompë. Shtruan qese dhe në fund e kanë hequr shiun me pompë. Kur kam arritur, ishte diell dhe kishte një pellg të vogël dhe Marcela u kujdes direkt. Më mirë që ra shi se na freskoi pak’, rrëfeu bukuroshja./revistawho.com

CLOSE
CLOSE