• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dietologia e njohur krenare për vajzën e saj: Ti më bën mamin më të lumtur në botë

Dietologia e njohur, Blerina Bombaj ka ndarë ditën e sotme me ndjekësit në ‘Instagram’ një nga momentet më të bukura që mund të përjetojë çdo prind. Ajo ka publikuar një foto të deftesës së vajzës e cila ka mbaruar klasën e katërt me rezultate të shkëlqyera.

“Faleminderit, ti më bën mamin më të lumtur në botë, por edhe tresha po t’i kishe, unë prapë do isha mami më e lumtur në botë, sepse mbi të gjitha ti je një vajzë e mirë”, ka shkruar Blerina në llogarinë e saj. Ndjekësit kanë nxituar menjëherë t’i urojnë suksese dietologes për vajzën e saj duke e përgëzuar njëherazi për të gjitha postimet ndërgjegjësuese që ka zgjedhur të bëjë në ‘Instagram’.

Prej kohësh Bombaj është angazhuar në aktivitete të ndryshme vullnetare për pastrimin e zonës së Domjes, ku ajo dhe jeton, së bashku me fëmijët e lagjes, duke përcjellë kështu mesazhe të forta se të gjithë duhet të kujdesen për ambientin në të cilin jetojnë./revistawho.com