• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dhuratat kanë nisur që tani, Fatma zbulon surprizën e parë nga motra e Alfios

Vetëm disa ditë më parë moderatorja e njohur, Fatma Methasani dhe partneri i saj, Alfio Rrotani dhanë lajmin se shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Gjatë këtyre ditëve Fatma ka zbuluar disa nga shqetësimet e para që ka ndjerë nga kjo periudhë, ndërsa sot ka treguar se dhuratat për bebin kanë nisur që tani.

Ka qenë motra e Alfios ajo e cila ka blerë një arush me zemra çiftit për fëmijën e tyre të parë, por pa zbuluar ende gjininë e tij. “Ne kemi një super hallë që na llaston me dhurata akoma pa lindur”, ka shkruar Methasani krah postimin të saj në më të fundit në ‘Instastory’.

Mesa duket e Fatma është surprizuar nga ky veprim dhe nuk ka ngurruar ta ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale./revistawho.com