• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Detajet e festimeve të ditës së verës, ja rrugët ku bllokohet qarkullimi me makina në kryeqytet

Ditën e dielë pritet të mbahet një mori aktivitetesh për të festuar kështu zyrtarisht ardhjen e stinës së pranverës.

Ashtu siç ka bërë të ditur drejtoresha e përgjithshme e promovimit në bashkinë e Tiranës, zonja Julinda Dhame, në emisionin ‘Pasditja ime’ me gazetarin Eraldo Rexho, Tirana do të “pushtohet” nga një sërë aktivitetesh, të cilat do të mbahen në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Është bërë e ditur se një pjesë e mirë e aktiviteteve do të jetë e dedikuar fëmijëve, të cilët do të kenë mundësi të pikturojnë dhe të gatuajnë.

Po ashtu do të ketë panair libri, shfaqje nga teatri kukullash, balerinë, instrumentistë dhe grupe këngëtarësh që do të dhurojnë momente të speciale për të gjithë qytetarët e Tiranës.

Këngëtarët pjesëmarrës do të jenë: Dafina Zeqiri, Irkenc Hyka, Majk dhe shumë emra të tjerë të njohur të muzikës shqiptare.

Gjithashtu Dhame ka njoftuar se disa nga rrugët e kryeqytetit do të jenë të bllokuara për shkak të festimeve dhe ato do të jenë:

-Sheshi Skëndërbej

-I gjithë bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ deri tek ‘Nënë Tereza’

-Zona e ish bllokut

Një tjetër zonë që do të ketë festime është dhe ajo e liqenit, e cila do të ketë në fokus sërish fëmijët. E gjithë Tirana feston të dielën./revistawho.com

CLOSE
CLOSE