• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Jonida Maliqi performon përpara jurive të shteteve pjesëmarrëse, zbulohen detaje të reja nga ‘Eurovision’

Mbrëmjen e sotme, të gjithë shqiptarët do jenë sy e veshë tek performanca e Jonida Maliqit në ‘Eurovision’. Kënga ‘Ktheju Tokës’ deri tani ka rezultuar e suksesshme dhe ka marrë mbështetjen e shumë vendeve të tjera. Ekskluzivisht nga Tel Avivi, Sokol Marsi i cili është pjesë e delegacionit, ka bërë një lidhje direkte me “Mirëmëngjes Shqipëri” në TVSH për të rrëfyer detaje të reja. Mbrëmjen e djeshme, Jonida ka bërë provat gjenerale dhe juritë e shteteve kanë votuar. Sipas tij, ajo ka dhënë një performancë shumë të mirë, edhe përsa i përket teknikës së zërit. Marsi gjithashtu është shprehur se pritshmëritë janë të larta dhe aktivizimi i Jonidës në aktivitete të ndryshme, me siguri do të ndikojë pozitivisht. “Presim të na kthehet e gjithë puna me kalimin në finale. Kemi punuar shumë për të arritur këtu. Që kur Jonida Maliqi fitoi në Festivalin e Këngës ne ia kemi nisur nga puna. Është realisht një rrugëtim i gjatë dhe presim rezultate të mira”, është shprehur Sokoli. Ai gjithashtu zbuloi se producentë të ‘Eurovision’ do jenë pjesë e organizimit të ‘Festivalit të Këngës’ në ‘RTSH’. Ndër të tjera, Sokol Marsi konfirmoi pjesëmarrjen e Madonna-s në ‘Eurovision’./revistawho.com