• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Deputeti Vangjel Tavo sërish baba: Pas shumë vitesh, emocion i papërshkrueshëm

“Pas shumë vitesh po përjetoj edhe një herë tjetër emocionin e papërshkrueshëm të një fëmije. Momentet më të bukura të jetës sime kanë qenë kur kam mbajtur në krahë vajzën time Eva dhe djalin tim Thomain, dhe tani kam kënaqësinë t’i përjetoj sërish ato momente me vajzën time Anastasia. Fëmijët janë gjëja më e bukur dhe më e çmuar në jetë. Jam krenar për të tre fëmijët e mi dhe bashkëshorten time, e mundohem të shpenzoj sa më shumë kohë me ta”. Kështu e përshkruan deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ardhjen në jetë të vajzës së tij të tretë, Anastasia. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Tavo tregon se fëmijët i trajton si shokë e se ndihet shumë krenar për ta. “Unë jam përpjekur t’i trajtoj fëmijët e mi si shokë, dhe kjo nuk ka qenë aspak e vështirë, pasi vajza dhe djali im janë dy fëmijë të mrekullueshëm të cilët më kanë bërë krenar si në shkollë, ashtu edhe në sjellje, komunikim dhe me botëkuptimin e tyre. Nga natyra jam i rreptë vetëm në lidhje me vlerat njerëzore dhe parimet mbi të cilat kam ecur në jetë. Drejtësia, mirësia, puna dhe dinjiteti, janë parime të miat për të cilat unë nuk bëj asnjë tolerim, por edhe në lidhje me to, fëmijët e mi të mrekullueshëm ma kanë bërë të lehtë, pasi ata i mbartin këto virtyte, madje edhe më shumë sesa unë, dhe nuk ka qenë aspak e nevojshme të tregohem i rreptë me ta, përkundrazi, kanë qenë dhe janë frymëzim për mua. Ata janë fëmijët më të mrekullueshëm dhe njëkohësisht dhe miqtë e mi më të mire”, ka thënë Tavo.

CLOSE
CLOSE