• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News

Deputeti kauboj uron ‘Ditën e Verës’ me foton e dasmës

Deputeti kauboj i cili është aktiv në rrjetet sociale, këtë herë ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të uruar ‘Ditën e Verës’. Ai ka publikuar foton e martesës më bashkshorten e tij dhe fëmijët, ku rrezatojnë atë lumturi që Ndocaj ja uron shqiptarëve në këtë ditë. “Dita e Verës si dita e dashurisë për njëri-tjetrin!!! Kjo ditë është festa popullore më e lashtë që festojnë shqiptarët. Gëzojeni këtë festë si ditën e ripërtëritjes, lulëzimit të natyrës pas daljes nga dimri dhe ngricat e tij, por shpresa për kohë më të mira për shqiptarët po vjen. Duke ju uruar mbarë shqiptarëve gëzuar këtë feste, le të shpresojmë e të besojmë se me ardhjen e pranverës, ne si politikanë do të lemë menjanë inatet dhe urrejtjet për të punuar së bashku për sfidat që na takojnë!”, shkruan Ndocaj.