• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Demi Lovato topless mbi “banane”: Nuk jam lezbike

Mbi trup vetëm një palë të mbathura transparente, e ulur mbi një banane gjigande. Kjo është poza më e re e këngëtares Demi Lovato në kopertinën e revistës “Complex”. Sigurisht që merret me mend se kjo foto po bën bujë të madhe, por veç kësaj edhe rrëfimi i 23- vjeçares. Në intervistën e saj Demi ka folur për herë të parë edhe për zërat se ajo preferon femrat. Këngëtarja e ka mohuar. “Thashethemet janë thashetheme, pavarësisht se njerëzit kanë maninë t’i shpërndajnë ato sipas dëshirës së tyre, por jo unë nuk jam në marrëdhënie me një femër”, ka deklaruar ajo. Demi është në një lidhje serioze dashurie me Ëilmer Valderrama që zgjat prej pesë vitesh. Pak kohë më parë ajo u përfol për një “tradhëti femërore” duke bërë që mediat të flisnin për biseksualitetin e saj. Në fund këngëtarja mohon gjithçka.

CLOSE
CLOSE