• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Demi Lovato kapet mat, nis lidhjen e re pas problemeve me substancat e ndaluara

31-vjeçari, Mike Johnson mund të mos ketë qenë zgjedhja e Hanna Brown në show-n “Beqari”, por jemi mjaft të sigurt që ka fituar vëmendjen e këngëtares 27-vjeçare Demi Lovato.

Demi dhe Mike dukeshin shumë të lumtur në takimin e tyre i cili dukej qartë se nuk ishte i pari.

“Ata ndenjën rreth 1 orë e gjysmë ndoshta 2 orë vetëm të dy dhe hynë nga dera e prapme”, thonë burimet.

Ata tregojnë se Demi nuk ndalonte dot së qeshuri dhe po shijonte shumë kohën që po kalonte me yllin e reality show-t.

Demi dhe Mike kanë patur vazhdimisht flirte në rrjete sociale dhe është e dukshme se pëlqejnë njëri-tjetrin edhe pse është herët për të thënë nëse ka diçka më shumë aty.

Kujtojmë se Demi sapo ka dalë nga një periudhë shumë e vështirë pasi ju desh të përballej e të luftonte me varësinë nga substancat e ndaluara që për pak i kushtuan jetën.