• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

David Beckham i zhgënjyer nga preferencat e djalit të tij 13 vjeçar

Futbollisti i famshëm David Beckham duket se po has vështirësi me dëshirat dhe zgjedhjet që po bëjnë djemtë e tij për të ardhmen e tyre.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, futbollisti ka shprehur zhgënjimin e tij kur zbuloi se Romeo nuk ka asnjë interes të nisë një karrirë si futbollist. Pavarësisht kësaj, ai është i lumtur që 13-vjeçari, i cili është fytyra e firmës së Burberry, ka hobi të tjera në jetë.

David ka thënë për “Radio Times”: “Romeo m’u drejtua edhe më tha se ai nuk dëshironte të luante më futboll. U mërzita shumë por edhe u qetësova njëkohësisht pasi ai ka pasion gjëra të tjera që mua më pëlqejnë shumë”.

romeo