• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

David Beckham e pranon publikisht: Me Victorian kemi probleme

Prej kohësh në media qarkullojnë lajme që tregojnë se çifti i njohur, David dhe Victoria Beckham janë drejt divorcit. Këtë periudhë dyshja po kalojnë kohë të vështira profesionale, gjë kjo që ka ndikuar negativisht në marrëdhënien e tyre. Teksa të gjithë po prisnim një deklaratë zyrtare që të hidhte poshtë aludimet, David ka reaguar për herë të parë duke u shprehur se ata kanë mosmarrëveshje të forta mes tyre.

“Të jesh i martuar për një kohë të gjatë është shumë e vështirë. Marrëdhënia me kalimin e kohës bëhet shumë e ndërlikuar”,- është shprehur ai.

David nuk ka përmendur asgjë lidhur me divorcin, por nga kjo deklaratë duket se punët nuk janë aspak mirë./revistawho.com