• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dasma shkakton probleme, Katy Perry dhe Orlando Bloom nuk bien dakord për organizimin

Katy Perry dhe Orlando Bloom shumë shpejt do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre. Të dy po e presin me padurim, por siç duket organizimi i dasmës po ju shkakton probleme. “Radar Online” ka mësuar se ata të dy nuk po bien dakord për martesën, sepse kanë ide shumë të kundërta. “Katy do një dasmë gjigande, me shumë të ftuar, në një vend të mahnitshëm dhe shumë të shtrenjtë”, ka thënë një mik i këngëtares. Gjithashtu është mësuar se Perry do një dasmë me tematikë të “Disneyland”. Ndërsa Orlando nga ana tjetër dëshiron një ceremoni martesore shumë të thjeshtë dhe private, ku të jenë të ftuar vetëm njerëzit e afërt të tyre. Nuk dihet ende se çfarë ata do të vendosin, por me siguri kjo do të jetë dasma e vitit. Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë qenë më parë të martuar me Rusell Brand dhe Miranda Kerr, ndërsa në 2016-tën nisën lidhjen së bashku. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE