• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Dasma më e lumtur që kam parë”, stilisti i Hailey Baldwin zbulon një tjetër moment nga ceremonia e modeles

Stilisti i modeles së njohur, Hailey Baldwin, ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj një nga pamjet më të bukura të dasmës. Maeve Reilly ka ndarë një foto bardh e zi ku dallohet Justin me kostumin e dhëndrit dhe Hailey me një fustan elegant pas trupit.

“Dasma më e lumtur që kam parë”, ka shkruar Reilly krah postimit të tij në ‘Instagram’. Komentet e ndjekësve kanë qenë të menjëhershme, duke theksuar faktin se Hailey kishte zgjedhur të kombinonte fustanin e bardhë me një palë atlete sportive të bardha.

Kujtojmë se dyshja kurorëzuan dashurinë disa javë më parë në një ceremoni mjaft private pranë njerëzve të tyre më të dashur./revistawho.com