• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dafina Zeqiri i prek të gjithë me rrëfimin për të ëmën: Po vazhdoj rrugën që të ndërprenë ty

Ditën e djeshme Dafina Zeqiri dhe Lumi B publikuan bashkëpunimin e tretë mes tyre “Lule lule”. Kjo erdhi si një ripunim i këngës së njohur arbëreshe “Moj e bukura More”. Ky bashkëpunim mes dy artistëve deri më të tani ka rezultuar mjaft i suksesshëm dhe për Dafinën duket se mbart një domethënie mjaft të veçantë. Ditën e sotme ajo ka treguar se kjo këngë e kthen pas në vite në kohën kur ajo ishte 2 vjeçe dhe e këndonte bashkë me nënën e saj, Melihate Zeqiri. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një koment të sajin në të cilin shkruhet: “Lule lule kënga jonë e parë që kemi kënduar bashkë. Unë 2 vjeçe… Të dua më shumë në këtë botë! Ti më ke dhuruar një talent që më ka shpëtuar jetën, ashtu si na ke shpëtuar ti! Nënë e babë, je shembull! Unë thjesht vetëm po vazhdoj rrugën tënde që janë munduar të ta ndërpresin! Fuqia e vajzave! Të dua Melihate Zeqiri”.

Më pas Dafina ka vazhduar duke thënë se historinë e nënës së saj do ta tregojë një ditë kur të vijë koha, sepse ka shumë për të ndarë me publikun.

“Sikur ju të dinit gjysmën e historisë sime…koha do ta tregoj, kur të vijë koha e duhur unë do ta tregoj. Por kjo grua, harrojeni që është nëna ime, kjo është një luftëtare! Ajo është arsyeja e vërtetë që unë jam ende këtu duke bërë atë që ajo duhej të ndalonte së bëri për të luftuar për vajzat e saj!”, ka thënë këngëtarja. Nëna e Dafinës, Melihate Zeqiri, është mjaft e njohur si këngëtare, por vite më parë asaj ju desh të hiqte dorë nga pasioni pasi ju desh të rriste vajzat e vetme kur bashkëshorti braktisi atë dhe vajzat. /revistawho.com