• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dafina dhe Dj Geek nuk mund të dukeshin më bukur se në këtë foto

Pak ditë më parë Dafina Zeqiri pranoi me anë të disa videove të publikuara në llogarinë e saj në ‘Instagram’ se është në një lidhje dashurie me Dj Geek. Pas këtij momenti duket se dyshja ka vendosur të mos fshehë asgjë rreth raportit të tyre. Në ditën e  të dashuruarve ka qenë Geek, ai i cili ka publikuar një foto duke përqafuar Dafinën.

Të dy të qeshur në krahët e njëri-tjetrit duken më të dashuruar se kurrë. Kjo foto nuk i ka shpëtuar syrit të mediave, ndërsa nuk kanë munguar dhe komentet e ëmbla nga fansat e tyre.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Zeqiri solli projektin e saj më të fundit muzikor, të quajtur ‘Merri krejt’, në realizimin e të cilit duket se ka pasur në krah dhe të dashurin e saj./revistawho.com