• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Cozman lëshon ‘bombën’, pranon se nuk është më pjesë e “Babastar” dhe publikon fitimet marramendëse të grupit (LISTA E EMRAVE)

Reperi Cozman deklaroi gjatë ditës së djeshme se nuk ishte më pjesë e labelit “Babastars”, sepse ishte lodhur nga reperat fallco që janë askushi.
Mirëpo të gjithë menduan se ky reagim ishte momental, derisa menaxheri i labelit Dekorim Sahiti e konfirmoi.
Pak minuta më parë, Cozman ka bërë një sqarim për publikun në “Instagram” duke thënë se reagimi ishte i akumuluar prej disa kohësh.
Sias tij, debatet kanë lindur pasi grupi kishte parësor biznesin dhe interesat personale karshi parave. Pavarësisht gjithçkaje, ai pranon se ”Babastars-at” i ka ende tatuazh në zemër.
“Me Sinqeritetin Ma Tmadh si prej dites t’pare, Ur Boy Cozman”, shkruan Cozman ndërkohë që ka publikuar dhe fitimet e firmës “Babastars sh.p.k”. Vihet re mjaft qartë që fitimet më larta në diferencë nga pjesëtarët e tjerë të grupit, i ka lideri Getoar Selimi, ndërkohë të tjerët vijnë poshtë tij.