• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

‘Çmenden’ fansat, Lady Gaga shihet duke u puthur me një muzikant të martuar

Lady Gaga është një nga artistet më të famshme, e njohur për performancat e saj të ‘çmendura’ si në videoklipe, ashtu dhe në skenë. Gaga ka vazhduar me koncertet e saj dhe gjatë fundjavës në performancën e saj në Las Vegas, këngëtarja ka puthur një nga muzikantët e grupit, i cili sipas raportimeve është i martuar. Ky veprim i ka ‘acaruar’ shumë fansat e saj, të cilët kanë reaguar menjëherë pasi një llogari në ‘Twitter’ ka publikuar momentin e puthjes. Sipas një burimi për ‘UsWeekly’, kjo ka qenë thjeshtë një pjesë aktrimi nga Gaga, por ajo dhe Brian, personi në fjalë, kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin, madje quhen si familje. “E kuptoj që janë miq pothuajse gjithë jetën, por ai është i martuar. Gaga duhet të përmbahet më shumë”, shkruan dikush në komente, por fansat e këngëtares kanë kaluar në mbrojtje të saj duke sqaruar dhe njëherë se gjithçka ka qenë një aktrim dhe për më tepër, bashkëshortja e Brian ka qenë e pranishme./revistawho.com