• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Çmenden’ fansat e Kylie Jenner, miliarderja zbulon talentin e fshehur në këndim

Kylie Jenner është miliarderja më e re në moshë dhe padyshim që këtë gjë e ka arritur falë aftësisë së saj. Por mesa duket Kylie nuk i ka zbuluar të gjitha talentet e saj dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë kur ka treguar se mund të këndojë shumë bukur. Nga turneu i Kylie Jenner në zyrat e saj, është shkëputur një video ku ajo i thotë kamerës se është koha të zgjojë Stormin nga gjumi. Më pas ajo hyn në dhomën e vogëlushes dhe i këndon ‘Rise and shine’ (Zgjohu dhe shkëlqe). Pavarësisht se videoja është shumë e shkurtër mund të dallohen lehtë aftësitë e Kylie-t në këndim. Menjëherë pas kësaj fansat e 22-vjeçares kanë filluar të reagojnë përmes postimeve në rrjete sociale, duke u shprehur se ajo meriton një çmim ‘Grammy’. Megjithse Kylie ka zë të mirë, nuk duket se ajo do të bëhet pjesë e industrisë së muzikës, të paktën për momentin. Tashmë ajo e ka fokusuar të gjithë kohën në markën e saj, ‘Kylie Cosmetics’ dhe në bashkëpunim me të motrën në linjën e tyre të veshjeve Kendall & Kylie. /revistawho.com