• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

Çiljeta Xhilaga kthehet pas 1 viti larg muzikës, zbulon detajet e këngës së re

Projekti i fundit i Çiljeta Xhilagës, ‘Bon Bon’, në bashkëpunim me Alar Band rezultoi një sukses i vërtetë, pasi u kthye shpejt në një hit veror. Pasi publikuan këtë projekt, Çiljeta vendosi të bënte pak pushim nga muzika, për t’ju dedikuar vetes dhe familjes së saj. Por mesa duket, ka ardhur koha për rikthim. Gjatë një interviste me Eraldo Rexhon, Çiljeta zbuloi disa detaje të bashkëpunimit të saj më të ri me këngëtaren e njohur të muzikës popullore, Fatmira Breçanin. Në fakt ky projekt ishte menduar që para një viti, por ideja e publikimit është në fillim të muajit korrik. Videoklipi është i gjithi i ideuar nga vetë Çiljeta, ashtu siç ndodh zakonisht në projektet e saj dhe dy artistet do t’i shohim në rolin grua-vjehrrë. Pyetur nga Eraldo në lidhje me një menaxher, Çiljeta është shprehur se momentalisht është duke punuar me Elgit Dodën, por nuk kanë asnjë menaxher specifik siç kanë studiot e tjera të inçizimit. Nisur nga tematika e këngës, moderatori e ka ngacmuar pak në lidhje me nusen e ardhshme të Fernandos dhe nëse do ndikojë ajo në zgjedhjet e tij, por Çiljeta nuk ka ngurruar të përgjigjet. “Unë e kam thënë lirshëm dhe nëpër portale. Të zgjedhë kë të dojë vetëm të jetë me shpirt të mirë, se pastaj do ketë probleme me vjehrrën”, është shprehur ajo duke qeshur. Çiljeta ka pranuar se duke qenë se është vajzë vetë, nuk do të ndikojë aspak në zgjedhjet e të birit./revistawho.com