• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çiljeta një nënë krenare, publikon videon e djalit me fjalët më të ëmbla

Këngëtarja Çiljeta i ka kushtuar jetën dhe çdo ditë djalit të saj Fernandos, i cili vetëm zbukurohet teksa rritet. Bukuroshja e ekranit ka publikuar edhe sot një video shumë të ëmbël të tij teksa pushojnë në plazh, por këtë herë, më e sinqertë se kurrë, Çiljeta ka zbuluar ndjesitë e saj si nënë me fjalët: “E shoh dhe rri e rri e them: Unë e kam bërë këtë gjënë e bukur?”.

I vogli Fernando është vërtetë shumë simpatik dhe ka ngjarë shumë me nënën e tij, por ky detaj më shumë se këdo tjetër bën krenare Çiljetën.

Këngëtarja ka folur shpesh për marrëdhënien speciale me djalin e saj, i cili është pranë saj në çdo moment pavarësisht lodhjes dhe punës që shpesh i detyron të qëndrojnë larg njëri-tjetrit./ revistawho.com

CLOSE
CLOSE