• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Cili ishte veprimi i radhës i Rihanna-s ndaj Chris Brown, i cili i la gojëhapur të gjithë?

Ylli i muzikës pop, Rihanna ka publikuar së fundmi promon e linjës së saj të të brendshmeve ‘Fenty’. Ajo çfarë i ka surprizuar të gjithë ndjekësit e këngëtares ka qenë fakti se në video ishte kënga e ish-të dashurit të saj, Chris Brown me titull ‘Come Together’. Ata kanë nisur menjëherë të komentojnë duke theksuar se kjo zgjedhje e artistes erdhi fill pas komenteve të lënë në llogarinë e saj nga Chris.

Pavarësisht këtij momenti, duket se Rihanna është mësuar tashmë me këto reagime dhe ka vendosur të mos i ndikojnë në asnjë lloj mënyre. Prej shumë kohësh ajo është në një lidhje serioze me miliarderin saudit, në shoqërinë e të cilit është fotografuar shumicën e kohës./revistawho.com