• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Cili është trendi i rrobave që këngëtaret shqiptare nuk po i ndahen?

Vajzat e njohura të ‘showbiz-it’ shqiptar kanë ditur gjithmonë si ta prezantojnë veten dhe ‘look-un’ e tyre më së miri, duke e kthyer çdo veshje në një trend. Me ndërrimin e stinëve dhe sezoneve, personazhe të dashur të publikut kanë ardhur gjithmonë edhe më ndryshe, në videoklipe, por edhe gjatë seteve të tyre fotografike.

Trendin më të ri të sezonit vjeshtë-dimër e kanë sjellë këngëtaret e njohura si Elvana Gjata, Tuna apo Samanta Karavella. Vajzat kanë zgjedhur të realizojnë secila sete të ndryshme fotografike, ku ajo çfarë i bashkon është ngjyra e zezë.

Elvana publikoi pak ditë më parë fotot e fundit, ku shfaqej me një palë pantallona xhins të errëta dhe një xhaketë lëkure në ngjyrë të zezë. ‘Makeup-i’ i saj ishte minimalist, duke ja lënë vëmendjen kryesore veshjes.

Tuna po ashtu zbuloi fillimisht disa pamje nga seti më i fundit, ku shfaqej në profil, ndërsa pak më parë edhe ajo ka treguar se ka zgjedhur një këmishë lëkure në ngjyrë të zezë.

Samanta ndau me ndjekësit fotot e fundit, ku shfaqej me një xhaketë lëkure në ngjyrë të zezë. Karavella është kujdesur që ‘makeup-i’ të ketë ngjyrat e tokës, duke bërë që të duket mjaft tërheqëse.

Në një mënyrë apo një tjetër, vajzat kanë sjellë kështu trendin më të ri të këtij sezoni. Nëse jeni në mëdyshje se çfarë të vishni në një event, ditëlindje apo çdo aktivitet tjetër mjafton t’i hidhni një sy fotove më poshtë: