• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Cili është mësimi më i madh që Lori Hoxha ka marrë nga mamaja e saj?

Lori Hoxha është një nga personazhet më të ndjekur të ‘showbiz-it’ shqiptar. Së fundmi ajo ka zgjedhur të jetë më pranë ndjekësve në ‘Instagram’, duke iu përgjigjur disa prej pyetjeve të mbërritura në llogarinë e saj prej tyre.

“Kush është mësimi më i madh që mamaja juaj ju ka mësuar?”, ka qenë pyetja të cilës Lori i është përgjigjur duke u treguar mjaft transparente.

“Si të qëndrosh e butë teksa vazhdon të jesh e fortë. Ajo është një mjeshtre në këtë gjë. Ajo femër ja ka dalë përballë çdo gjëje dhe vazhdon të bëjë më të mirën për të gjithë, pa pritur asgjë në këmbim. Çdokush ka nevojë për të në këtë jetë”, ka shkruar Hoxha krah postimit më të fundit në ‘Instastory’. Ndër të tjera ajo ka zbuluar se ka pasur një mesatare shumë të mirë në gjimnaz dhe se lënda e preferuar ka qenë matematika.

Duke iu përgjigjur disa prej pyetjeve, Lori ka arritur të shuajë sadopak kuriozitetin e ndjekësve të saj për detaje të jetës së saj./revistawho.com