• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Cili është destinacioni i radhës? Emina Cunmulaj na zbulon pushimet e ëndrrave

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj duket se po e shijon në maksimum këtë verë. Ajo ka vendosur të pushojë gjatë, duke udhëtuar në vende të ndryshme që prej muajit qershor. Si fillim, 34-vjeçarja vizitoi vendlindjen e saj në një udhëtim me dy vogëlushet Mia dhe Ella në Mal të Zi. Ajo e shfrytëzoi këtë udhëtim për t’u përfshirë gjithashtu në disa angazhime bamirësie, për ta vazhduar më pas me destinacionin e radhës.

Në përvjetorin e katërt të martesës, Emina udhëtoi drejt Monte Carlo-s së bashku me bashkëshortin e saj, për të festuar kështu një nga momentet më të veçanta në jetën e tyre.

Pas këtij destinacioni, Cunmulaj nuk ngurroi të publikojë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ disa foto ku dallohej modelja me format e saj perfekte në Saint Tropez.

Ndërsa së fundmi ajo ndodhet në Turqi, duke kaluar pushimet e ëndrrave pranë partnerit dhe më të dashurve të saj. Mesa duket modelja shqiptare po e shijon në maksimum këtë sezon vere duke kaluar momentet më të bukura.

Kujtojmë se prej shumë kohësh Emina jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithatë ajo udhëton shpesh për të vizituar destinacione të ndryshme. Prej disa kohësh ajo është shkëputur dhe nga profesioni i saj, për t’ju dedikuar plotësisht rritjes së fëmijëve dhe familjes së saj./revistawho.com