• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Cila ka qenë pagesa më e lartë dhe më e ulët që Anxhela Peristeri ka marrë në një koncert?

Mbrëmja e djeshme në ‘Shiko Kush Luan’ ka rezervuar shumë të qeshura dhe deklarata interesante për të gjithë teleshikuesit dhe publikun në studio.

Të ftuar të saj ishin Eduart Ndocaj, Kejvina Kthella, Young Zerka, Kanita, Yar dhe Anxhela Peristeri të cilët u bënë pjesë e një sërë lojrash të zhvilluara në skenë, duke zbuluar dhe detaje të padëgjuara më parë.

Anxhela pohoi se paga më e lartë që ka marrë në një koncert ishte 5000€, ndërsa më e ulëta në fillimet e karrierës së saj, 80 mijë lekë të vjetra.

Transparenca e artistes është duartrokitur nga publiku dhe si çdo herë tjetër është vlerësuar me pikë nga drejtuesja e emisionit, Luana.

Peristeri nuk ka mundur t’i shpëtojë dhe pyetjeve lidhur me jetën private, ku ndër të tjera ka pohuar se ndonëse kishte planifikuar të martohej 28 vjeç, gjërat nuk i kanë dalë siç i mendonte më parë.

Kujtojmë se Anxhela është një nga figurat më të dashura të artisteve në Shqipëri, për shkak të eksperiencës së gjatë në ekran dhe thjeshtësisë që ka treguar gjithmonë në të./revistawho.com