Ciara ka shpërndarë një video në Twitter duke kërcyer me disa nga konkurrentet për “Miss Amerika”. Në krahë të Ciara-s mund të vihet re një vajzë shtatzënë, por po të shikoni me kujdes edhe Ciara duket që ka filluar të ketë një bark të rrumbullakosur, edhe pse ajo ka forma perfekte trupi. Edhe disa ditë më parë, partneri i saj ka shkruar në Twitter një status: “Faleminderit Zot! Jam më se i lumtur!”- pa e zbuluar arsyen.