• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Chiara Ferragni nuk i ndahet kësaj ngjyre, ‘blogger-ja’ e njohur sjell trendin më të ri

Chiara Ferragni është një nga ‘blogger-et’ më të njohura në mbarë botën. Ajo numëron 16 milionë ndjekës ne llogarinë e saj në ‘Instagram’. Herë pas here Chiara sjell me anë të stilit të saj trendet më të dashura për të gjithë adhuruesit e modës.

Ajo që bie në sy tek ‘blogger-ja’, është përdorimi i ngjyrës rozë shpesh herë. Ferragni zgjedh gjithmonë kombinimin e duhur, por pa lënë pas këtë ngjyrë.

Në fotot e publikuara nga vetë ajo, mund të dallosh të gjitha nuancat e rozës. Nga pulovrat e mëdha deri tek fustanet, Chiara ka treguar se është një adhuruese e madhe e kësaj ngjyre.

Ndoshta ky pëlqim i saj lidhet dhe me faktin se është bjonde dhe duket gjithnjë shumë bukur kur vesh ngjyra të hapura.

Ferragni e ka nisur karrierën e saj shumë vite më parë e tashmë ajo është një nga emrat kryesorë që nuk mungon në pasarelat e stilistëve më në zë, duke promovuar kështu trendet e tyre./revistawho.com

CLOSE
CLOSE