• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë raporti ruan tashmë Princ Harry me vëllain dhe babain e tij?

Një nga raportet më të përfolura gjatë këtyre ditëve ka qenë dhe ai i Princ Harry-t me vëllain e tij, Princ William, pas vendimit për t’u larguar nga mbretëria. Burime pranë ‘Cosmopolitan’ kanë treguar së fundmi se Harry dhe William i kanë dhënë fund konflikteve të tyre, duke vendosur të ruajnë një raport normal.

Nga ana tjetër të njëjtat burime kanë treguar se midis dukës së Sussex dhe babait të tij ka një mungesë besimi të theksuar, i cili bën që raporti i tyre të jetë i ndërlikuar.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u bë e ditur se Princ Charles deklaroi se do ta mbështeste financiarisht djalin e tij pas shkëputjes nga pallati ‘Kensington’, megjithatë nuk dihet ende se çfarë marrëdhënie ruajnë ata në këto momente./revistawho.com