• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë pritet të sjellë puntata e parë e ‘Dua të të bëj të lumtur’? Arbana zbulon këto detaje

Këtë të shtunë në ekranin e ‘Top Channel’ pritet të nisë edicioni i radhës i programit ‘Dua të të bëj të lumtur’. E pyetur nga fansat e saj, Arbana Osmani ka zbuluar mbrëmjen e sotme disa detaje rreth puntatës së parë.

“A do të ketë familje të përfshira nga tërmeti i datës 26 nëntor?”, ishte një prej pyetjeve në llogarinë në rrjetet sociale të moderatores.

“Të gjitha historitë e së shtunës së parë, 18 janar, janë histori që vijnë nga nata e 26 nëntorit. Ishte më e pakta që mund të bënim”, është përgjigjur Osmani krah fotove nga sezoni i kaluar i emisionit.

Përveç këtij detaji, Arbana ka shtuar se në puntatën e parë të ftuar specialë do të jenë Ermal Fejzullahu, Florjan Binaj, Irgen Çela, Muhamed Veliu, Andi Bora dhe Anila Hoxha. Me siguri ndjekësit e ‘Dua të të bëj të lumtur’, janë duke pritur me padurim se çfarë historish ka rezervuar kësaj here programi./revistawho.com