• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë pritet të rezervojë ‘Çifti i lumtur’ në ‘E diell’?

Një nga formatet më të ndjekura edhe në Itali ‘Uomini e Donne’, do të jetë pjesë e programit të së dielës në ekranin e ‘Top Channel’.

Formati do të sjellë pranë publikut dy vajza mjaft tërheqëse të cilat duhet të zgjedhin partnerin ideal, pas disa fazash të kaluara puntatë pas puntate.

Autor i saj është Olsa Muhameti, ndërsa moderatorët e tij janë Edi Manushi dhe Nevina Shtylla. Përveç kësaj vajzat dhe çdo veprim apo zgjedhje e tyre do të komentohen nga opinionisti i njohur, Olti Curri, nga i cili me siguri nuk do të mungojnë edhe ngacmimet e ndryshme.

Rubrika do të quhet ‘Çifti i lumtur’ dhe pritet të rezervojë shumë surpriza për teleshikuesit./revistawho.com